Emir Sahiti mund të largohet nga skuadra e Hamburgut në afatin kalimtar të janarit.
“Transferfeed” ka shkruar të hënën se menaxheri i Sahiti është duke kërkuar klub të ri ku sulmuesi i krahut mund ta vazhdojë karrierën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMund të ndodhë që Sahiti të huazohet te ndonjë klub, por ekziston mundësia që të largohet përfundimisht nga Hamburgu.
Sahiti nuk ka luajtur në tetë ndeshjet e fundit për Hamburgun. Ndërsa në gjashtë prej tetë ndeshjeve nuk u ftua.
Ndeshja e fundit që sulmuesi i krahut e luajti për Hamburgun ishte në shtator ndaj Hannoverit. Ishte ndeshje miqësore.
Sulmuesi kosovar këtë edicion në Bundesligë ka dy ndeshje të zhvilluara.
26-vjeçari Sahiti te Hamburgu u transferua verën e kaluar nga Hajduku i Splitit për 1 milion euro. Kontrata i përfundon në vitin 2027.