Sulmuesi i krahut, Emir Sahiti, është lojtar i ri i Hannoverit.
Ai është transferuar nga Hamburgu, ndërsa firmosi për dy vjet me Hannoverin e Bundesliga 2.
Sahiti i ka shtatë paraqitje për Kosovën, por ka kohë që nuk ftohet.
27-vjeçari ishte transferuar te Hamburgu në vitin 2024, por nuk u stabilizua te kjo skuadër. Së fundi ishte i huazuar te Maccabi Tel Aviv në Izrael. Tani është kthyer në Gjermani, por në kategorinë e dytë.