Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sahiti largohet nga Izraeli, po qëndron në Split të Kroacisë

Emir Sahiti

Ashtu si pritej, kalimi i Emir Sahitit te Maccabi Tel Aviv doli veprim i ndërlikuar.

Sahiti u huazua në afatin e janarit nga Hamburgu te Maccabi në Izrael, ndërsa i shënoi katër gola në pesë ndeshje garuese. Maccabi tashmë po shqyrtonte transferimin e kosovarit.

Por i frikësuar për sigurinë e familjes së tij, Sahiti vendosi të largohej nga Izraeli.

Ai u largua fillimisht për në Egjipt, shkruan “Bild”.

Prej Egjiptit udhëtoi për në Qipro e më pas në Kroaci. Në Split, sulmuesi i krahut po e përcjell situatën në Lindjen e Mesme.

Edhe Lëvizje e papritur, Sahiti nga Bundesliga te skuadra izraelite Futboll Lëvizje e papritur, Sahiti nga Bundesliga te skuadra izraelite

Liga e Izraelit është pezulluar që nga 28 shkurti.

Nuk është e qartë se kur gara do të vazhdojë.