Hamburgu e ka përshëndetur përmes një videoje të shkurtër Emir Sahitin pas huazimit te skuadra izraelite Maccabi Tel Aviv.
Megjithatë, përshkrimi i postimit me të cilin klubi gjerman i uron suksese futbollistit kosovar ka nxitur reagime, për shkak të një detaji të pakuptimtë.
Në fillim të postimit, Hamburgu ka shkruar: “Kujdesu për veten, ‘brate’”. Fjala “brate” vjen nga gjuha serbe dhe do të thotë “vëlla”, ndërsa përdoret edhe në kroatisht.
Ajo që e bën postimin kontradiktor është fakti se pas fjalës “brate” është vendosur flamuri i Kosovës.

Postimi: