Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

Sahiti

Emir Sahiti ka shënuar dy gola për Maccabi Tel Avivin izraelit. 

Për sulmuesin kosovar, ishin dy golat e parë me skuadrën e re, të cilës iu bashkua ditë më parë nga Hamburgu gjerman. 

Sahiti shënoi në minutën e 52-të dhe 72-të, në fitoren e thellë të skuadrës së tij 5:0, në udhëtim te Maccabi Jaffa, në çerekfinale të Kupës së Izraelit. 

Me këtë fitore, Maccabi Tel Avivi e siguroi gjysmëfinalen. 

Sahiti e kompletoi ndeshjen.