Futbollisti kroat Ivan Perishiq i është bashkuar të mërkurën ekipit holandez, PSV Eindhoven.
Ekipit elitar të Holandës, 35-vjeçari i është bashkuar si lojtar i lirë. Me ekipin e PSV-së, Perishiq ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPerishiq ka karrierë të gjatë në futbollin ndërkombëtar. Ka luajtur për skuadra të ndryshme në Evropë si Tottenham, Inter, Bayern, Wolfsburgu e Borussia Dortmund.
Ai me Kroacinë ka luajtur 136 ndeshje, ndërsa ka shënuar 33 gola.
Aktualisht, PSV-ja është lidere në kampionatin e Holandës. Ka fituar të gjitha pesë ndeshjet e luajtura deri më tani.