Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Këmbësorja goditet nga vetura në Mitrovicë të Veriut, do të transferohet jashtë për trajtim

Aksident

Ilustrim

Një këmbësore ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një vozitës derisa po e kalonte rrugën.

Si pasojë e aksidentit, viktima do të transferohet jashtë vendit për trajtim tutje, ndërsa ndihmën e parë siç ka njoftuar Policia e Kosovës, e ka marrë në spitalin rajonal në Mitrovicë të Veriut.

“I dyshuari derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ka goditur këmbësoren, e cila ka qenë duke e kaluar rrugën. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore e cila ndihmën e parë mjekësore e ka marrë në spitalin rajonal Mitrovicë Veri dhe sipas mjekut lëndimet janë të rënda dhe do të transferohet jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti po hetohet.