Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, me kërkesë të familjarëve trupi i pajetë është dërguar në obduksion, derisa rasti po hetohet.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima m/k. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me kërkesë të familjarëve trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.