Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Leedsi e shokon Tottenhamin

Leeds United

Leeds Unitedi e ka shokuar të shtunën pasdite Tottenham Hotspurin duke e mposhtur në shtëpi me rezultatin 1:0. 

Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë të Premier Leagues angleze. 

Para triumfit ndaj Tottenhamit, Leeds Unitedi kishte regjistruar pesë ndeshje radhazi pa fitore. Ndërkohë, Tottenhami ishte në seri prej tri fitoreve radhazi. 

Sulmuesi zviceran, Noah Okafor, vetëm dy minuta pas inkuadrimit në fushë, realizoi golin e fitores për Leedsin.

Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 77-të, ndërsa dy minuta më pas shënoi golin që ua siguroi tri pikët vendasve. 

Leedsi këtë edicion në elitën angleze ka tri fitore, pesë barazime dhe dy humbje. 

Është në mesin e tabelës me 14 pikë. 

Ndërsa për Tottenhamin ishte disfata e katërt, krahas tri fitoreve dhe tri barazimeve. Ka dy pikë më pak se Leedsi dhe gjithashtu renditet në mesin e tabelës.