Sulmuesi i krahut, Ivan Perishiq, është në negociata me skuadrën e Interit për rinovimin e kontratës që i skadon në verë.
“Calciomercato” ka njoftuar të hënën se tek Interi janë të gatshëm t’i ofrojnë Perishiqit rinovimin e kontratës për një vit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Kroati po insiston në kontratë dyvjeçare për të mbetur tek Interi.
Situatën e 33-vjeçarit tek Interi po e monitorojnë shumë klube tjera, që janë të gatshme ta transferojnë Perishiqin në verë si lojtar të lirë.
Këtë edicion, kroati ka shënuar pesë gola e ka bërë gjashtë asistime në 40 paraqitje për Interin, të cilit ekip iu bashkua në vitin 2015.