Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perishiq refuzon ofertën për vazhdimin e kontratës

Interi dhe Ivan Perishiq janë ende shumë larg në bisedime për rinovimin e kontratës së kroatit që skadon në fund të sezonit.

Sipas “Calciomercatos”, mesfushori nuk është pajtuar me kushtet e ofruara kampioni në fuqi i Italisë.

Krerët e klubit italian i kanë ofruar kontratë dyvjeçare me pagë prej katër milionë eurosh në sezon.

Por Perishiq thuhet se dëshiron rreth pesë milionë euro për të mbetur pjesë e klubit.