Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perishiq refuzon ofertën e Interit për kontratën e re

Ivan Perishiqi nuk ka arritur ende marrëveshje me Interin për vazhdimin e kontratës.

“Calciomercato” ka bërë të ditur se mesfushori kroat ka nisur bisedimet me klubin, por nuk është pajtuar me kushtet e ofruara.

Kontrata e Perishiqit me Interin skadon në qershor të këtij viti dhe mesfushori mund të largohet si futbollist i lirë.

Krerët e klubit italian do të rrisin ofertën për 33-vjeçarin për ta bindur të mbetet në ekip së paku edhe për dy vjet.

Perishiq këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asistime.