Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perishiq do të mbetet tek Interi

Ivan Perishiq dëshiron të qëndrojë në Inter , por kërkon nga klubi garanci se do të jetë pjesë e rëndësishme në sezonin e ri.

Sipas “Tuttosport” mesfushori do të nis bisedimet për vazhdimin e kontratës që i skadon në qershor të këtij viti.

33-vjeçari do të pajtohet me kushtet e ofruara dhe do të mbetet edhe për dy vjet te kampioni italian.

Kroati këtë edicion në 46 ndeshje ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tetë asistime.