Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perishiqi, i pavendosur për të ardhmen

Interi dhe Ivan Perishiq po përpiqen t’u afrohen ideve për rinovimin e kontratës.

Sipas “Calciomercaot”, arsyeja e mosrinovimit të kontratës së kroatit mbetet paga e kërkuar nga mesfushori.

Por Perishiq do të ketë edhe një takim tjetër me drejtuesit e klubit për të parë ofertën e fundit.

Kontrata e Perishqit me Interin skadon në qershor të këtij viti dhe në verë mund të largohet si futbollist i lirë.

Këtë edicion 33-vjeçari në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tetë asistime.

Artikuj të ngjashëm