Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perishiqi mund të mbetet tek Interi

Interi po planifikon t’i ofrojë kontratë të re Ivan Perishiqit. Sipas “Gazzeta dello Sport”, drejtuesit e klubit janë duke përgatitur kontratën e re për kroatin.

Trajneri Simone Inzaghi thuhet se llogarit në shërbimet e kroatit. Interi do t’i ofrojë kontratë dyvjeçare që do ta mbante atë në Itali deri në vitin 2024.

33-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me zikaltërit. Përveç Perishiqit, klubi ka nisur bisedimet edhe me Marcelo Brozoviqin. 29-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025 me Interin.

Perishiq këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tri asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm