Newcastle Unitedi ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, belgun Yannick Carrasco. “Goal” ka raportuar të enjten se Newcastle po bën gati ofertën për Atletico Madridin, pasi Carrasco ka shprehur interesim për t’u larguar nga ekipi spanjoll në verë.
26-vjeçari po shihet te Newcastle si përforcim ideal për sulmin në sezonin e ri. Kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro dhe te Newcastle janë të bindur se mund ta transferojnë belgun gjatë kësaj vere.
Ai ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2024, kurse këtë edicion ka gjashtë gola e shtatë asistime në 43 paraqitje.