Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona insiston për Carrascon

Barcelona nuk po heq dorë nga transferimi i sulmuesit të krahut, Yannick Carrasco.

“Mundo Deportivo” shkruan të hënën se Barcelona po kërkon me çdo kusht t’i sigurojë shërbimet e belgut me të përfunduar sezoni aktual. Madje, mësohet se Barça tashmë i ka bërë ofertë Atletico Madridit për 29-vjeçarin që ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Thuhet se për Carrascon, Barcelona ka ofruar kartonin e Ferran Torresit në shkëmbim, pasi spanjolli nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez.

Carrasco ka treguar paraqitje të mira këtë sezon, ndërsa se fundmi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Atleticon. Ai ka 7 gola e 4 asistime në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.