Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa pas Torresit

Skuadra e Aston Villas është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, Ferran Torres, ka njoftuar të premten “Mundo Deportivo”.

Mësohet se klubi anglez ka nisur kontaktet me Barcelonën, pasi klubi spanjoll tashmë e ka nxjerrë në shitje Torresin. Aston Villa po e kërkon huazimin njëvjeçar të Torresit me detyrim të blerjes së tij vitin tjetër për 25 milionë euro.

Marrëveshja mes klubeve mund të arrihet gjatë javës së ardhshme, pasi Torres është i gatshëm të largohet nga Barcelona për t’u kthyer në Angli.

23-vjeçari iu bashkua Barcelonës në janar të vitit të shkuar nga Manchester City dhe edicionin e fundit, shënoi 7 gola e bëri 3 asistime në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me klubin spanjoll deri në verën e vitit 2027.