Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali në garë për Torresin

Skuadra e Arsenalit është futur në garë për sulmuesin e krahut, Ferran Torres.

“Sky Sports” shkruan të premten se Arsenali është gati të ofrojë deri në 40 milionë euro për ta mposhtur konkurrencën e fortë për Torresin, i cili po kërkohet edhe nga Juventusi, Interi, Aston Villa e Atletico Madridi.

23-vjeçari pritet të largohet këtë verë nga Barcelona pasi nuk bën pjesë në planet e klubit, i cili po kërkon të paktën 30 milionë euro për kartonin e tij.

Torres ka 7 gola e 2 asistime këtë edicion, ndërsa me Barcelonën ka kontratë deri në vitin 2027.

Ai iu bashkua Barcelonës në janar të vitit të shkuar nga Manchester City, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Valencia.