Drejtuesit e Arsenalit janë të vendosur për ta transferuar sulmuesin e krahut, spanjollin Ferran Torres. “Daily Mail” raporton të enjten se Arsenali po insiston për t’i siguruar shërbimet e futbollistit të Barcelonës muajin e ardhshëm, duke pasur parasysh se Torres ka kërkuar largimin nga ekipi spanjoll.
Arsenali ka kohë që ka shprehur interesim për 23-vjeçarin dhe ka njoftuar Barcelonën se për transferimin e tij është gati të ofrojë deri në 50 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTorres nuk është i kënaqur me minutazhën këtë edicion te Barça dhe është i gatshëm të rikthehet në Angli, pasi ka luajtur edhe për Manchester Cityn. Ka pesë gola dhe dy asistime në të gjitha garat këtë edicion për Barcelonën, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.