Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali, favorit për Torresin

Arsenali po vlerësohet favorit për transferimin e sulmuesit të krahut, Ferran Torres. “The Sun” ka shkruar të premten se Arsenali tashmë ka kontaktuar Barcelonën, ekip qe ka marrë vendim për ta nxjerrë Torresin në shitje.

23-vjeçari nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe do të largohet në verë nga Barcelona. Për kartonin e Torresit, ekipi spanjoll po kërkon 40 milionë euro, shumë të cilën Arsenali ka shprehur gatishmëri për ta paguar.

Torres këtë sezon ka 5 gola e 1 asistim, ndërsa nuk është titullar tek ekipi spanjoll, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027. Ai iu bashkua Barcelonës në janar të vitit të shkuar nga Manchester City.