Sulmuesi i krahut, Ferran Torres pritet të largohet në fund të sezonit nga Barcelona, por jo edhe nga La Liga. “AS” ka njoftuar të mërkurën se Torres pritet t’i bashkohet Atletico Madridit, ekip që ka shprehur interesim për shërbimet e tij.
Sipas gazetës spanjolle, Atletico ka kërkuar transferimin e Torresit gjatë këtij muaji, por Barcelona nuk ka pranuar ofertën e klubit madrilen.
Atletico është gati të shpenzojë mbi 40 milionë euro për 22-vjeçarin, i cili iu bashkua Barcelonës në janar të vitit të shkuar nga Manchester City.
Torres ka kontratë me Barçën deri në vitin 2027, ndërsa këtë sezon në 23 ndeshje të luajtura në të gjitha garat ka shënuar pesë gola.
Artikuj të ngjashëm