Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Torres drejt Atleticos

Sulmuesi i krahut, Ferran Torres, pritet që sezonin e ardhshëm të luajë me fanellën e Atletico Madridit, ka njoftuar “Marca” të hënën.

Bëhet e ditur se Torres do të jetë përforcimi i parë i trajnerit Luis Enrique, i cili në këtë post do ta zëvendësojë Diego Simeonen në fund të sezonit.

Simeone ka kërkuar largimin nga Atletico, ndërsa drejtuesit e klubit parimisht kanë arritur marrëveshje me Enriquen.

Mësohet se Enrique ka kërkuar transferimin e Torresit, i cili është pjesë e skuadrës së Barcelonës.

Ai ka kontratë me Barçën deri në vitin 2027, ndërsa këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asistim në të gjitha garat. Torres iu bashkua Barcelonës para një viti nga Manchester City.

Artikuj të ngjashëm