Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle me ofertë për Torresin

Sulmuesi i krahut, Ferran Torres pritet të rikthehet në Premier League. “Sky Sports” shkruan të enjten se reprezentuesi i Spanjës ka gjasa të mëdha t’i bashkohet Newcastle Unitedit në afatin kalimtar të janarit. Newcastle, tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Barcelonës për shërbimet e Torresit, i cili ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2027.

Thuhet se ekipi anglez për kartonin e 23-vjeçarit ka ofruar mbi 60 milionë euro dhe Torres mund të jetë përforcimi i parë i Newcastlet në fillim të vitit të ardhshëm.

Torres në janar të vitit 2022 iu bashkua Barcelonës nga Manchester City, ndërsa karrierë ka bërë edhe te skuadra e Valencias. Këtë edicion, Torres ka 5 gola e 2 asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat për Barçën.

Artikuj të ngjashëm