Newcastle Unitedi pritet t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit të krahut, Ferran Torres. “The Sun” shkruan të martën se Newcastle i ka bërë Barcelonës ofertë zyrtare për reprezentuesin e Spanjës. Mësohet se Newcastle ka ofruar 50 milionë euro dhe po konsiderohet favorit për transferimin e tij gjatë kësaj vere.
Torres do të largohet nga Barcelona për shkak të problemeve financiare të klubit dhe së shpejti do t’i nisë negociatat me Newcastlen.
23-vjeçari iu bashkua Barcelonës në janar të vitit 2022 nga Manchester City dhe me ekipin spanjoll firmosi kontratë deri në vitin 2027.
Këtë edicion ai ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar 3 herë në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm