Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ferran Torres arrin marrëveshje me PSG-në

Ferran Torres

Ferran Torres ka arritur marrëveshje personale me Paris Saint-Germainin. 

“L’Equipe” ka shkruar të shtunën se Torres me PSG-në do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare. 

Sipas raportimeve, sulmuesi spanjoll dhe menaxheri i tij e kanë njoftuar Barcelonën për vendimin për t’u transferuar në “Parkun e Princave”. 

Barcelona pritet të nisë negociatat me PSG-në për shumën e transferimit. 

Marrëveshja mes klubeve mbetet hapi i fundit për të finalizuar kalimin e Torresit te kampioni francez.

PSG-ja pritet të bëjë ofertë prej 40 milionë eurosh për sulmuesin e krahut.

Edhe PSG-ja prezanton Torresin Futboll PSG-ja prezanton Torresin

Torres e realizoi golin e fitores për Spanjën në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës. 

26-vjeçari pjesë e Barcelonës është nga viti 2022, kur u transferua nga Manchester City për 55 milionë euro. 

Torres me Barçën ka zhvilluar 140 ndeshje, derisa ka kontribuar me 41 gola.