Fituesi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germaini, ka shprehur interesim për sulmuesin e Barcelonës, Ferran Torres.
“Blick” ka shkruar të hënën se largimi i Torresit nga Barça gjatë afatit kalimtar veror është i mundur. Kontrata e spanjollit me Barçën skadon verën e ardhshme. Nuk është raportuar ende për një vazhdim të kontratës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas gazetarit, Gianluca Di Marzio, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, është tifoz i madh i Torresit.
Enrique ka punuar së bashku me Torresin sa ka qenë selektor i Spanjës.
Transferimi i mundshëm i Torresit te Parisi mund të varet edhe nga e ardhmja e Bradley Barcolas. PSG-ja e sheh Torresin si një nga kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar Barcolan në rast se francezi largohet gjatë këtij afati kalimtar.
26-vjeçari Torres në edicionin e fundit me gjigantin katalunjas në 49 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat shënoi 21 gola dhe bëri tri asistime.