Ferran Torres dëshiron të largohet nga Barcelona, kanë raportuar mediume të ndryshme.
“Foot Mercato” shkruan se Ferran Torres dëshiron t’i bashkohet fituesit në fuqi të Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain.
Bisedimet ndërmjet klubit francez dhe kampit të spanjollit kanë filluar tashmë.
“Marca” ka raportuar se javën e ardhshme do të ketë bisedime ndërmjet PSG-së dhe Barcelonës.
Torres ishte heroi i Spanjës në finale të Kupës së Botës kundër Argjentinës. Ai shënoi golin që ia siguroi Spanjës titullin e dytë të Botës.
Menjëherë pas lajmit se Torres ka kërkuar largimin nga Barcelona, kanë nisur të përmenden edhe emrat që mund ta zënë vendin e tij.
Edhe
Ferran Torres shumë afër kalimit te PSG-ja
Ndër emrat që është publikuar është ai i sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllani.
Në fakt edhe më herët kishte raportime për interesimin e Barcelonës për sulmuesin e Hoffenheimit.