Ka dhënë dorëheqjen të enjten drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, pas një afere që ngre shqetësime për sigurinë kombëtare.
Kompania ka emëruar Colette Kress si CEO të përkohshme. Ajo është nënkryetarja ekzekutive aktuale dhe drejtoresha financiare.
Huang është përballur me thirrje në rritje për të dhënë dorëheqjen pas aferës së tij me një grua e cila dyshohet se është spiune kineze. Të mërkurën vonë, raportet e medias kanë thënë se Huang kishte një aferë tjetër jashtëmartesore me një punonjës të Nvidia-s që i raporton atij.
Aksionet e Nvidia-s, një nga kompanitë më të mëdha në botë, kanë rënë me 10% në tregtimin para tregut të enjten.
Megaspeed, kompania e qendrave të të dhënave në qendër të skandalit që përfshiu drejtorin ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, është zotuar të enjten të bashkëpunojë me një hetim mbi rreziqet e mundshme për sigurinë kombëtare të SHBA-së.
New York Times ka raportuar të mërkurën se Huang gjithashtu kishte një aferë me një zyrtare të Nvidias e cila i raportonte atij.
Në deklaratën e saj të parë që nga shpërthimi i skandalit, Megaspeed International, me seli në Singapor, ka tyhënë të enjten se e merr detyrimin e saj për t'u pajtuar me ligjet e kontrollit të eksportit të SHBA-së "jashtëzakonisht seriozisht".
Edhe
Nvidia po shqyrton shkarkimin e Jensen Huang teksa aksionet e kompanisë vazhdojnë të bien
Detajet rreth aferës së Huang me ish-ekzekutivin ekzekutiv të Megaspeed janë të paqarta.
"Megaspeed është e përkushtuar të punojë në mënyrë konstruktive dhe transparente me qeverinë e SHBA-së", thuhej në deklaratën e nënshkruar nga kryetari dhe CEO i saj, Tan Yong Pong, i cili njihet edhe si James Tan.
Nvidia ka thënë se "nuk kishte arsye të besonte" se siguria kombëtare ose sekretet e Nvidia-s ishin kompromentuar, por se hetimi i saj do të shqyrtonte të gjithë informacionin e disponueshëm.
-
Si mund ta ndryshojë “Nvidia-n” afera e “spiunazhit” e Jensen Huang
-
Shefi i Nvidia-s pranon lidhjen jashtëmartesore, kompania heton dyshimet për spiunazh të huaj
-
Nvidia nis hetim për lidhjen e drejtorit ekzekutiv me një të dyshuar si spiune kineze
-
CNN: Trumpi ishte në dijeni për aferën e shefit të Nvidias me spiunen e dyshuar kineze