Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani me ofertë për Torresin

Skuadra e Milanit ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin e krahut, spanjollin Ferran Torres.

“Gazzetta dello Sport” njofton të premten se Milani po synon transferimin e futbollistit të Barcelonës në fund të sezonit.

Bëhet e ditur se ekipi italian ka ofruar 25 milionë euro për Torresin, i cili pritet të largohet nga Barcelona në verë.

23-vjeçari po kërkohet edhe nga Juventusi, ndërsa me skuadrën spanjolle ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Ai te Barça u transferua në janar të vitit të shkuar nga Manchester City, kurse karrierë ka bërë edhe te skuadra e Valencias.

Torres ka 7 gola e 2 asistime në 40 paraqitje për Barcelonën këtë sezon në të gjitha garat.