Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico shtyn Carrascon te Barcelona

Sulmuesi i krahut, Yannick Carrasco, pritet të largohet nga Atletico Madridi gjatë kësaj vere, por jo edhe nga kampionati spanjoll.

Madje, tek Atletico kanë pranuar se Carrasco ka mundësinë të transferohet te Barcelona.

“AS” ka raportuar të premten se Atletico ka marrëveshje në parim me Barcelonën për Carrascon, por gjithçka varet nga futbollisti belg.

Mësohet se Barcelona ka ofruar 20 milionë euro për Carrascon, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Xavi Hernandez.

29-vjeçari ka kontratë me Atleticon deri në vitin e ardhshëm, por për edicionin e ri nuk bën pjesë në planet e klubit nga Madridi.

Këtë edicion, Carrasco ka 10 gola e 5 asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm