Sulmuesi i krahut, Yannick Carrasco, bëhet futbollisti i radhës që lë futbollin evropian për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite. Belgu do të largohet nga Atletico Madridi për t’u transferuar te skuadra Al-Shabab, e cila tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin spanjoll.
Largimin e Carrascos e ka konfirmuar edhe trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, të shtunën.
Simone ka thënë se Carrasco ishte ai që ka kërkuar largimin nga klubi dhe në fillim të javës së ardhshme do të prezantohet tek Al-Shababi.
Për kartonin e 29-vjeçarit, ekipi saudit do të paguajë 15 milionë euro, ndërsa Carrasco do të firmosë kontratë trevjeçare me Al-Shababin.
Artikuj të ngjashëm