Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Carrasco drejt Anglisë

Sulmuesi i krahut, Yannick Carrasco, sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në Angli. “AS” ka njoftuar të hënën se Carrasco ka vendosur të largohet nga Atletico Madridi në fillim të vitit të ardhshëm.

Mësohet se belgu do t’i bashkohet Newcastle Unitedit gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi ka arritur marrëveshje personale me ekipin anglez. Atletico për ta lënë të lirë Carrascon po kërkon 30 milionë euro dhe është në negociata me Newcastlen.

29-vjeçari ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2024, ndërsa në 18 ndeshje të luajtura këtë edicion, ka dy gola e po aq asistime.

Artikuj të ngjashëm