Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle afër transferimit të Carrascos

Newcastle Unitedi është afër transferimit të sulmuesit të krahut, Yannick Carrasco. “AS” ka shkruar të enjten se ekipi anglez parimisht ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për shërbimet e belgut.

Për ta lënë të lirë Carrascon, Atletico ka kërkuar 50 milionë euro, shumë kjo që Necastle ka shprehur gatishmëri për ta paguar.

Carrasco 28-vjeçar ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2024, kurse sezonin e fundit në 44 paraqitje ka pasur gjashtë gola e shtatë asistime.

Artikuj të ngjashëm