Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi e rivalizon Barcelonën për Carrascon

Manchester Unitedi po e rivalizon Barcelonën për transferimin e sulmuesit të krahut, belgun Yannick Carrasco, ka shkruar “Fichajes” të hënën.

Bëhet e ditur se Unitedi po synon transferimin e belgut në fund të sezonit dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro. Carrasco ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2024, por do të largohet në verë nga klubi spanjoll.

Më herët është raportuar se Barcelona ka opsionin e blerjes së tij pasi e lejoi holandezin Memphis Depay që në janar t’i bashkohet Atleticos, por Unitedi është i vendosur për të insistuar në blerjen e kartonit të tij. Carrasco këtë sezon ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 2 asistime në të gjitha garat.