Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve e Milani në garë për Carrascon

Dy skuadrat e mëdha të Italisë, Juventusi dhe Milani, janë futur në garë për shërbimet e belgut Yannick Carrasco. Sulmuesi belg do të largohet nga Atletico Madridi në afatin kalimtar të janarit dhe ekipet italiane po bëjnë gati ofertën për shërbimet e tij.

Atletico për Carrascon po kërkon të paktën 30 milionë euro, ka njoftuar “Chiringuito TV” të mërkurën. 29-vjeçari këtë sezon ka katër gola në të gjitha garat për Atleticon, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.

Carrasco pati edhe dy paraqitje për Belgjikën në Kupën e Botës “Katari 2022”, turne në të cilin u eliminua në fazën e grupeve.