Më 21 e 22 mars janë zhvilluar gjysmëfinalet në konkurrencën e meshkujve në Kupën e Kosovës në volejboll.
Peja e Luboteni janë kualifikuar duke e mposhtur në gjysmëfinale Prishtinën, respektivisht Therandën, transmeton Koha.net.
Prishtina Volley pësoi 1 me 3 nga Peja, kurse Luboteni e mposhti në shtëpi Therandën me rezultat prej 3 me 1.
Finalja në këtë kategori do të zhvillohet më 4 ose 5 prill.
Te femrat në gjysmëfinale të Kupës janë kualifiku Kastrioti, pas fitores 0 me 3 ndaj Drenasit, dhe Prishtina Volley pas fitores gjithashtu në udhëtim ndaj Vushtrrisë, 0-3. Më parë ishin kualifikuar në gjysmëfinale edhe Drita e Skenderaj.
Më 28 dhe 29 mars zhvillohen gjysmëfinalet: Drita – Prishtina Volley, dhe Skenderaj – Kastrioti.
-
Mësohen finalistët e Kupës në volejboll në të dyja kategoritë
-
Mësohen finalistët e Kupës në volejboll te femrat dhe meshkujt
-
Mësohen gjysmëfinalistët te meshkujt e femrat në Kupën e Kosovës në volejboll
-
Prishtina e Peja luajnë ndeshje vendimtare për vend në gjysmëfinale
-
Peja e fiton Kupën e Kosovës në volejboll