Federata e Volejbollit të Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Kupës te femrat.
Kastrioti e Drita kanë arritur të kualifikohen në finale të Kupës te femrat, transmeton Koha.net.
Kastrioti e mposhti në udhëtim Skenderajn me rezultat 0-3, kurse Drita në shtëpi me rezultat të njëjtë e mposhti Prishtina Volley.
Te meshkujt në finale janë kualifikuar Luboteni – Peja.
Finalet do të zhvillohen më 5 prill në Ferizaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Mësohen finalistët e Kupës në volejboll në të dyja kategoritë
-
Në Kupën e Kosovës në volejboll mësohen finalistët te meshkujt, gjysmëfinalistet te femrat
-
Mësohen gjysmëfinalistët te meshkujt e femrat në Kupën e Kosovës në volejboll
-
Drita fituese e Kupës për volejbolliste
-
Volejboll, Ferizaj kampion i Kosovës