Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mësohen gjysmëfinalistët te meshkujt e femrat në Kupën e Kosovës në volejboll

Janë mësuar gjysmëfinalistët në Kupën e Kosovës në volejboll në të dy kategoritë, te meshkujt dhe femrat.

Te meshkujt në gjysmëfinale kanë arritur: Luboteni, Theranda, Prishtina Volley dhe Peja, transmeton Koha.net.

Rezultatet e çerekfinales te meshkujt ishin këto:

Luboteni - Drenica 3:1

Theranda - Shpella 3:0

Prishtina Volley - Vushtrria 3:0

AS Vushtrria - Peja 0:3

Edhe Mësohen finalistët e Kupës në volejboll në të dyja kategoritë Sport Mësohen finalistët e Kupës në volejboll në të dyja kategoritë

Në gjysmëfinale më 21/22 mars do të takohen: Luboteni – Theranda dhe Prishtina Volley – Peja.

Në kategorinë e femrave në gjysmëfinale tashmë janë kualifikuar Drita e Skenderaj, që sot mposhtën 3 me 0 Trepçën, respektivisht Prishtinën.

Në gjysmëfinale Drita pret fituesin e ndeshjes Vushtrria-Prishtina Volley, ndërsa Skenderaj e pret fituesin e ndeshjes Drenasi - Kastrioti.