Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Drita fituese e Kupës për volejbolliste

Drita fituese e Kupës për volejbolliste

Me gjashtë volejbolliste të huaja në skuadër, Drita e Gjilanit arriti ta fitojë finalen e Kupës së Kosovës.

Me katër lojtare të huaja u paraqit edhe, Fer Volley i Ferizaj. 

Drita mposhti Fer Volleyn 3:2 në sete të dielën mbrëma në finalen e zhvilluar në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Fer Volley fitoi dy setet e para 25:18 dhe 25:22. Por gjilanaset u kthyen dhe fituan tri setet e radhës për fitoren 3:2.

Setin e tretë e fitoi 29:27, derisa të katërtin 25:22. Setin vendimtar e fitoi 15:13.

Drita në finale kaloi pas fitores 3:1 në sete ndaj Ferizajt, kurse Fer Volley në gjysmëfinale eliminoi Fushë Kosovën pas fitores 3:0 në sete.