Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Luboteni fiton Kupën e Kosovës për volejbollistë

Luboteni

Volejbollistët e Lubotenit e kanë fituar Kupën e Kosovës.

Të dielën në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, Luboteni i Ferizajt mposhti në finale Dritën e Gjilanit me rezultatin 3:0 në sete.

Luboteni dominoi finale. Setin e parë dhe tretë ferizajasit i fituan me rezultat 25:21, kurse setin e dytë 25:20.

Lojtari më i vlefshëm i finales u shpall Ahmed Jaser.