Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

KV Ferizaj i afrohet titullit

KV Ferizaj

Volejbollistët e Ferizajt i janë afruar titullit edhe më shumë pas fitores ndaj Lubotenit, skuadrës tjetër ferizajase, në ndeshjen e dytë të finales së plejofit. 

Tani Ferizaj ka epërsi 2:0 në serinë e finaleve të plejofit të elitës së volejbollit kosovar. 

Të enjten mbrëma në palestrën “Bill Clinton”, Ferizaj fitoi 3:0 në sete. 

Ferizaj i fitoi të tria setet 25:20, 25:21 dhe 25:20.