Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Ferizaj barazon rezultatin në serinë finale

Ferizaj volejbolliste

Volejbollistet e Ferizajt e kanë barazuar rezultatin në serinë finale të plejofit të Superligës së Kosovës.
Në ndeshjen e dytë finale Ferizaj mposhti Fer Volley 3:2 në sete. 

Pas humbjes 3:1 në sete në ndeshjen e parë, Ferizaj, të hënën mbrëma shënoi fitore për të barazuar rezultatin.

“Në setin e pestë, Ferizaj tregoi më shumë qetësi dhe dominim, duke e mbyllur takimin me rezultat 15:9”, shkruan Federata e Volejbollit e Kosovës.

Kampion shpallet ekipi që shënon tri fitore.