Të hënën është mbyllur afati kalimtar i janarit për hendbollistë e hendbolliste, që sipas Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) ishte i pasur me shumë lëvizje të bëra nga skuadrat. Po ashtu, skuadra kanë ndërruar edhe disa prej reprezentuesëve të Përfaqësueses së Kosovës.
Arbios Mushkolaj në pjesën e dytë të sezonit pritet të jetë pjesë e skuadrës së Deçanit pasi ka bërë kërkesë për huazim nga Besa Famgas.
Ndërkohë, te Deçani ka kaluar edhe portieri Flakrim Beqiraj që ishte pjesë e Prishtinës. Edhe Festim Mustafa ka bërë kërkesë për të kaluar nga skuadra e Kastriot te Prishtina, ndërsa ekipi kryeqytetas ka transferuar edhe Petrit Prekazin (Rahoveci), Arbër Sylejmanin (Kastrioti) e Menot Pozhegun (Vëllaznimi).
Skuadra e Trepçës ka angazhuar portierin Behar Terziqi nga Prishtina dhe Muhamed Dubovcin nga Drenica. Në fakt, ishin 19 kërkesa në FHK për kalim nga klubi në klub kurse për regjistrim të dyfishtë vetëm një.