Klubi ferizajas i hendbollit, Kastrioti, ka filluar me përforcime për edicionin e ardhshëm garues.
Kastrioti tashmë ka prezantuar dy përforcimet e para. Bëhet fjalë për dy reprezentues të Kosovës, që janë zhvilluar te ky klub.
Nga Prishtina, Kastrioti ka kthyer alon Lulzim Shabani dhe bekun Festim Mustafa.
Shabani ka luajtur me gjatë për Prishtinën, ndërsa Mustafa vetëm në stinorin e fundit. Shabani është aloja e parë e majtë e Kosovës, ndërsa Mustafa ka më pak hapësirë.
Kastrioti ka paralajmëruar edhe përforcime të tjera, duke dëshmuar se ka pretendime të mëdha për edicionin e ardhshëm.
Në fillim të këtij viti klubi me traditë nga Ferizaj, është riorganizuar.