Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK), ka njoftuar të hënën se ka pasur shumë kërkesa nga hendbollistët dhe hendbollistët për të ndërruar mjedis gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Afati kalimtar i dimrit ishte i hapur prej datës 15 deri më 22 janar dhe të drejtën e ndërrimit të skuadrës në të dy konkurrencat e kishin lojtarët pa kontrata dhe ata me fletëlëshim të klubit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe hendbollistet, janë katër kërkesa për kalim te Prishtina, nga dy për kalim te Shqiponja, Drita dhe Ferizaj si dhe nga një te Kastrioti, KEK-u, Ulpiana e Prizreni.
Ndërkohë, te hendbollistët pesë kërkesa janë për kalim të hendbollistëve te KH Prishtina, nga dy te Kastrioti, Prizreni, Samadrexha e Rahoveci si dhe nga një te Trepça, Vushtrria, Deçani, Llapi, Zhegra dhe Ulpiana.
Gjithashtu, janë bërë edhe nëntë kërkesa për regjistrim të dyfishtë si dhe katër të tjera për huazim.