Këtë vikend nis stinor pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll në dy konkurrencat, ka njoftuar të premten Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK). Te meshkujt, do të ketë ndeshje interesante që do të zhvillohen në kuadër të xhiros së 15.
Megjithatë, dueli me interesant do të jetë ai i skuadrave me traditë, Besa Famgas dhe Kastrioti që luhet të dielën prej orës 18:00. Kjo ndeshje luhet në Ferizaj me marrëveshje te dy skuadrave. Kastrioti ka bërë disa përforcime dhe synon t’ia shkaktojë Besës humbjen e parë këtë sezon pasi pejanët prijnë në tabelë me 28 pikë pas 14 xhirove të luajtura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dielën por prej orës 17:30, në Gjakovë do të zhvillohet ndeshja mes Vëllaznimit dhe Llapit. Ndërkohë, xhiroja nis të shtunën me tri ndeshje në program. Në kryeqytet, skuadra e Prishtinës e pret Trepçës prej orës 19:00 ndeshje dy duelet tjera, që po ashtu nisin në të njëjtën kohë, janë: Deçani – Zhegra dhe Rahoveci – Drenica.
Ndërkohë, në konkurrencën e femrave, do të zhvillohet xhiroja e 12. Të shtunën, takohen: Vushtrria – Shqiponja (14:00, Jusuf Gërvalla – Prishtina (15:30), Vjosa – Samadrexha dhe Ulpiana – Ferizaj (17:00).
Të dielën, Istogu luan në Gjilan kundër Dritës prej orës 14:30 ndërsa në Gjakovë zhvillohet ndeshja mes Vëllaznimit e Kastriotit.