Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mata vazhdon me Unitedin

Juan Mata do të mbetet pjesë e Manchester Unitedit.

Mesfushori spanjoll e ka vazhduar kontratën me “Djajtë e kuq” edhe për një vit.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit anglez.

“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje edhe për një vit me Juan Matan”, thuhet në njoftimin e klubit.

Mata është pjesë e Manchester Unitedit, që nga viti 2014, kur u transferua nga Chelsea. Ai ka bërë 273 paraqitje me “Djajtë e kuq” duke shënuar 51 gola.

Artikuj të ngjashëm