Juan Mata do të largohet nga Manchester Unitedi. Mesfushori spanjoll është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk do ta vazhdojë atë.
Mata do të largohet si futbollist i lirë nga “Djajtë e Kuq”.
Për mesfushorin 32-vjeçar interesim kanë shprehur tri skuadra spanjolle.
Valencia, Real Betisi dhe Real Sociedadi janë të gatshëm ta transferojnë spanjollin.
Mata është pjesë e Manchester Unitedi që nga viti 2014 kur u transferua nga Chelsea. Këtë sezon me “Djajtë e Kuq”, ka shtatë ndeshje në Premier League ku ka bërë edhe dy asistime.