Juan Mata do të largohet nga Manchestet Unitedi në fund të sezonit.
“The Athletic” raporton se largimi i spanjollit nga “Old Trafford” në verë është i pashmangshëm.
33-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Unitedin.
Mata karrierën pritet ta vazhdojë në Spanjë. Për mesfushorin spanjoll kanë shfaqur interesim disa klube të La Ligas.
Mata iu bashkua Unitedit nga Chelsea na vitin 2014 për 44.7 milionë euro.
Në 277 ndeshje me Unitedin ka shënuar 51 gola dhe ka bërë edhe 47 asistime.